Maqedoni

Nënshkruhen marrëveshje me BERZH-in, sigurohen mjete për autostradën Shkup-Bllacë

02.07.2022 15:07

Me 192 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe 30 milionë euro...

Me 192 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe 30 milionë euro mjete grant nga instrumenti WBIF përfundon konstruksioni financiar për ndërtimin nënaksit të dytë të autostradës Shkup - Bllacë dhe ndërtimin e elektranave fotovoltaike në Oslomej dhe Manastir.
 
Marrëveshjet me BERZH për realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme infrastrukturore u nënshkruan sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, drejtoresha e infrastrukturës në BERZH, Susan
Goranson. Sipas ministrit të financave bëhet fjalë për dy marrëveshje të rëndësishme që kanë rëndësi kyçe për zhvillimin e vendit, sepse me ato sigurohen mjete për realizimin e projektit për ndërtimin e autostradës Shkup - Bllacë dhe projektit për tranzicionin e fotovoltaikëve solarë që përfshin ndërtimin e elektranave fotovoltaike Oslomej 2 dhe Manastir. Me Marrëveshjen sigurohen 167.6 milionë euro nga BERZH-i për ndërtimin e nënaksit të dytë të autostradës Shkup - Bllacë, vlera e përgjithshme e së cilës është 194 milionë euro. 
 
Krahas mjeteve të siguruara nga BERZH-i, për projektin është siguruar edhe grant investues nga WBIF në vlerë prej 20.82 milionë euro, 5.68 milionë euro grant për asistencë teknike, gjithashtu nga WBIF-ja, si dhe grant 0.35 milionë euro që BERZH-i i ndan në mënyrë shtesë për zhvillimin e strategjisë nacionale e-mobiliti dhe planit aksional për infrastrukturën rrugore. Me marrëveshjen e dytë sigurohen mjete me vlerë deri më 25 milionë euro, me të cilat do të realizohet projekti i EMV-së lidhur me tranzicionin në fotovoltaikët solarë, i cili përfshin ndërtimin e EF Oslomej 2 me kapacitet të instaluar 10 MW dhe EF Manastir me 20 MW. 5 milionë euro shtesë për këtë projekt do të sigurohen me grant nga instrumenti WBIF. Nga BERZH- i vlerësuan se bëhet fjalë për projekte që do të kenë efekte të dukshme mbi përmirësimin e  kushteve të jetesës së qytetarëve.
 
“Projekti do të duhet të sjellë një zgjidhje për një autostradë, për ta bërë atë më të sigurtë gjatë komunikacionit , dhe në këtë mënyrë do të bëhet lidhje mes dy kryeqendrave, Shkupit dhe Prishtinës, për të pasur mundësi  për transportin e mallrave të rënda mes Kosovës dhe RMV-së, dhe gjithsesi si rrjedhojë të pasojnë edhe numri i punësimeve përmes bashkëpunimit dhe integrimit sa më të shpejtë të rajonit.”, tha Susan Goranson nga Banka Europiane për Zhvillim.
 
“Qëllimi dhe synimi ynë është sigurimi i rritjes së qëndrueshme, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes përmirësimit të infrastrukturës , implementimit të tranzicionit të gjelbër, dhe pavarësiisë enegjetike dhe rezistuese të  ekonomisë së vendit tonë. Sot ne kemi rastin që zyrtarisht të nënshkruajmë dy marrëveshje të rëndësishme me Bankën Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, edhe atë në dy sektorë të rëndësishëm për dy projekte kyçe.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.