Maqedoni
Osmani: Gjuha maqedonase zyrtarizohet në BE
02.07.2022 15:21
Propozimi europian përmbyll çështjen e gjuhës maqedonase, deklaron ministri për punë të jashtme Bujar Osmani...

Propozimi europian përmbyll çështjen e gjuhës maqedonase, deklaron ministri për punë të jashtme Bujar Osmani, duke përgënjeshtruar zërat se për gjuha maqedonase gjatë procesit të negociimit do të mbart fusnotë dhe kualifikime. Osmani duke u thirur në dokumentin kornizë thotë se gjuha maqedonase pranohet si zyrtare në BE dhe si e tillë do të përdoret gjatë procesit të negociimit, edhe pse kontestimi mund të jetë vetëm I njënashëm nga pala bullgare por pa implikime.
“Të gjitha spekulimet se ka fusnotë apo kualifikime në kornizë janë të pavërteta dhe të rreme. Po ka një deklarim të njëanshëm nga Bullgaria, por jo në kornizë, por në proçesverbalin e një mbeldhje, por kjo nuk hyn në dokument as në konkluzat. Ky është propozimi portugez, nuk ka kufraë implikimesh juridike në përdorimin dhe interpretimin e gjuhës. Me përgjegjësi të plotë mund të them se në kornizë zyrtarizohet gjuha maqedonase dhe hyn në familjen e gjuhëve europiane.”, tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
Osmani: Marrëveshja me Bullgarinë pjesë e kornizës
Osmani gjithashtu i cilëson si gënjeshtër pohimet se çështjet dypalëshe tani janë përfshirë në kronizë, pasi sipas tij të njëjtat gjithmonë kanë qenë pjesë e kornizës. Ai këtë e demostroi me një krahasim të propozimit gjerman dhe atij aktual duke thënë se bëhet fjalë vetëm për lojë fjalësh.
“Këtu thotë marrëveshja , ndërkaq këtu marrëveshjen si dhe kontrollet vjetore dhe masat për zbatim. Cili është dallimi? nëse ka ndonjë jurist këtu të na thotë se cili është dallimi midis marrëveshjes dhe zbatimit të tij. Këtu thotë ta zbatoni marrëveshjen me rezultate evidente, ndërkaq këtu thotë rezultate evidente të marrëveshjes si dhe kontroolet vjetore për zbatimin e tij. Kjo është e tëra në pjesën e përgjithshme. Kjo nuk është në pjesën e udhërrëfyesit.”, tha Osmani.
Ekzistojnë tre udhërrëfyes, njëri më sundimin e së drejtës, administarës publike si dhe institucione demokratike.
Me propozimin francez pjesa e të drejtave të njeriut dhe rrespektimi I pakicave është larguar nga udhërrëfyesi I sundimit të së drejtës dhe është perpiluar paragraf i veçantë për plan akcional për respektimin e të drejtave të pakicave. Osmani thekson se ndryshimet e kushtetutës do të vijojë para hapjes së kapitullit të parë të bisedimeve që nënkupton mbajtjen e konferencës së parë ndërqeritare për nisje të bisedimeve dhe skriningut të plotë. Gjashtë komuniteteve, pjesë e kushtetutës kërkohet t’u bashkangjiten edhe malazezët, kroatët dhe bullgarët.
MERALE ISMAILI
