Maqedoni

Propozimi francez, VMRO-DPMNE dhe "E Majta" kundër

02.07.2022 15:44

VMRO-DPMNE vazhdon të mbajë qëndrimin kundër propozimit francez....

VMRO-DPMNE vazhdon të mbajë qëndrimin  kundër propozimit francez, pasi sipas tyre, pranimi i atij propozimi do të thotë dështim për Maqedoninë e Veriut dhe ka paralmëruar protestë. Ky propozim, në vend që të hapë një perspektivë evropiane, i lejon Bullgarisë që të kushtëzojë tha Dragan Kovaçki nga kjo parti. 
 
 “Ky propozim, në vend që të hapë një perspektivë evropiane, i lejon korrnizë legale që Bullgaria të kushtëzojë me tema të identitetit gjuhën, historinë, ndryshimin e teksteve shkollore, monumentet, ngjarje dhe kërkesa të tjera poshtëruese. Nëse Bullgarisë nuk i pëlqen një fjali në një tekst shkollor, një mësim për Goce Dellçevin apo kryengritjen e Ilindenit, ata do ta përdorin këtë mekanizëm për të bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë vetëm sepse pala jonë ishte dakord.”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
 
Kundër propozimit frances është deklaruar edhe E Majta e Dimitar Apasievit.
 
“Me kërkesën e Bullgarisë do të realizohet de fakto ideja e madhe bullgare se përveç maqedonasve, edhe bullgarët janë popull konstituiv i shtetit maqedonas! Do të realizohen idetë shoviniste dhjetëvjeçare të oborrit bullgar, se Bullgaria formoi shtetin maqedonas dhe kjo do të jetë goditja e fundit për shtetësinë maqedonase.”, thuhet në deklaratën e të Majtës.
 
NAIM RAMADANI