Maqedoni
Propozimi francez, Arsovski: Përmbush pjesën më të madhe të kërkesave
02.07.2022 15:50
Propozimi francez përmbush pjesën më të madhe të kërkesave të palës maqedonase....

Propozimi francez përmbush pjesën më të madhe të kërkesave të palës maqedonase, konfirmon përdorimin e gjuhës maqedonase dhe nuk pengon rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut, vlerëson analisti politik Petar Arsovski. Sipas tij paralelisht nga kontestimi bullgar mbrohen edhe kultura dhe identiteti.
“Strategjia bazë e diplomacisë maqedonase është çështjet bilaterale dhe unilaterale që ka Bullgaria me ne, nuk duhet të bëhen multilaterale, nuk duhet të bëhen çështje të BE-së. Kjo pasqyrohet në dy pika kryesore, e para është qasja ndaj gjuhës, dmth Bashkimi Europian do të duhet të pranojë gjuhën maqedonase, kulturën dhe identitetin si argument të pastër dhe pamëdyshje, ndaj së cilës Bullgaria mund ta jep deklarimin e vet, por kjo mos të bëhet pozicion i BE-së.”, tha Petar Arsovski, analist politik.
Sipas Arsovskit e rëndësishme është që larg kornizës negociuese me BE-në lihen edhe çështjet e hapura.
“Pikpamja e dytë është që çështjet e hapura të historisë, arsimit dhe pikave të tjera, të mos bëhen pjesë e kornizës multilaterale për bisedime. Duke pasur që kjo është adresuar në propozimin e ri, ky propozim përmbush pjesën më të madhe të kërkesave tona.”, tha Arsovski.
Qeveria ka nisur debatin e hapur për propozimin, fillimisht me partnerët e koalicionit. Të dielën në presidencë mblidhet këshilli i sigurisë kombëtare. Krahas anëtarëve të këshillit të sigurisë, prezent do të jetë edhe zëvendës kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq. Vendimi i qeverisë do të jetë I përbashkët me opozitën, sektorin civil dhe ekspertët.
MERALE ISMAILI
