Maqedoni
Propozimi francez, LSDM: Kemi gjuhë të pastër maqedonase në BE
02.07.2022 16:09
Në propozimin francez janë të inkorporuara pikëpamjet kyçe dhe kemi gjuhë të pastër maqedonase në BE

Në propozimin francez janë të inkorporuara pikëpamjet kyçe dhe kemi gjuhë të pastër maqedonase në BE, identiteti maqedonas është plotësisht i mbrojtur, ndërsa çështjet historike nuk janë pjesë e procesit të negociatave, thonë në LSDM. Sipas tyre janë fundosur të gjitha gënjeshtrat për asimilim dhe bullgarizimin e vendit teksa kanë akuzuar Hristijan Mickoskin se përmes protestave dëshiron të pengojë procesin e hapur për konsultime të gjera që në fillim.
“Janë fundosur të gjitha trillimet dhe gënjeshtrat për gjoja bullgarizim dhe asimilim. Një punë e tillë nuk ka ekzistuar dhe as do të ekzistojë. Për këtë propozim ka nisur një proces i gjerë konsultimi, si një bazë solide për ndërtimin e një qëndrimi serioz, të përgjegjshëm dhe burrështetas ndaj mundësisë që i hapet vendit tonë. Kur bëhet fjalë për temat me interes të lartë kombëtar dhe shtetëror, siç është rruga e integrimit evropian të vendit, e ardhmja e qytetarëve dhe mbrojtja e identitetit maqedonas, nevojiten përgjegjësi, pjekuri dhe kapacitet shtetëror. Këtë Mickoski as e ka pasur dhe as do ta ketë.”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Propozimi francez L.“Besa”: Mbështesim zhbllokimin e rrugës evropiane
Pro propozimit francez dhe zhbllokimin e rrugës eurointegruese të vendit është deklaruar edhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.
“Sigurisht se jemi proçdo zgjidhje që do të zhbllokojë integrimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Ne kemi përkrahur në këtë rast edhe propozimin franceznë koncept edhe pse ende se kemi marrë se cilat janë propozimi konknkret dhe cilat janë specifikat e tij.”, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall kasami.
Kasami tha se nuk do të përfshihet në procesin e konsultimeve për propozimin francez të cilat i ka nisur qeveria ndërsa mbështetjen e japin për vazhdimin e rrugës evropiane të RMV-së.
NAIM RAMADANI
