Maqedoni
Propozimi francez, Kovaçevski: Maqedonishtja, gjuhë zyrtare e BE-së pa fusnota
02.07.2022 16:33
Kryeministri Kovaçevski, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, mohon...

Kryeministri Kovaçevski, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, mohon, siç thotë ai, gënjeshtrat dhe spekulimet në lidhje me propozimin francez dhe thotë se gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, pa asnjë fusnotë apo shtesë.
“Ka pasur shumë gënjeshtra dhe spekulime në lidhje me propozimin francez. Dua të jem i qartë: gjuha maqedonase është absolutisht e pastër dhe e barabartë me të gjitha gjuhët e tjera në Evropë me këtë propozim. Gjuha maqedonase do të jetë gjuha zyrtare e Bashkimit Evropian. Nuk ka fusnota dhe shtesa, janë gënjeshtra. Strategjia dhe plani ynë dha rezultate, ne kemi një propozim të ri që mbron interesat tona strategjike dhe kombëtare. Edhe në propozim edhe në negociata nuk do të lejojmë që të rrezikohen,”, thekson Kovaçevski në postimin në Facebook.
