Maqedoni

Kuvend, Komisioni për Financa, vazhdon debati për ribalancin e buxhetit

02.07.2022 15:31

Anëtarët e komisionit për financa dhe buxhet edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar...

Anëtarët e Komisionit për Financa dhe buxhet edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar debatin me argumentet pro dhe kundër amendamenteve të propozuara për ribalancin e buxhetit.
 
“Amandamenti nuk pranohet, me buxhetin e ministrisë së Arsimit dhe shkencës, në vazhdimësi dhe me kontinuitet po rriten mjetet e ndara për rrogat e profesorëve dhe të punësuarve të tjerë në universitetin Kirili dhe metodi, respektivisht nga 1 miliardë 169 milionë denarë me buxhetin 2022, dhe me mbi 1 miliardë buxhet për vitin 2021, 1 miliardë 422 milionë me buxhetin e vitit 2022, ndërsa me propozim ndryshimet e buxhetit për këtë vit mjetet janë rritur për 1 miliardë 536 milion denarë.”, tha zv/ministër i financave, Filip Nikolloski.
 
“Nëse nuk sigurohen mjete të mjaftueshme, sepse më pak të paguar janë profesorët e një nga universiteti më i sukseshëm në vend, atëherë ne nuk kemi ardhmëri. Duhet të stimulohet më e mira. Në ndërkohë jam dakord që duhet të arrihet edhe drejt një vetingu dhe riakreditim të të gjitha universiteteve, për të mos hedhur para në pus.”, tha Gordana Siljanovska-Davkova ngaVMRO-DPMNE.