Maqedoni

Greva për rritjen e pagave prej 2.806 denarë, Dimovski: Arritëm zgjidhje parciale, ka ende punë

02.07.2022 17:15

Rritja e pagave në sektorin publik prej 2.806 denarësh është për të amortizuar sado pak rritjen enorme të çmimeve...

Rritja e pagave në sektorin publik prej 2.806 denarësh është për të amortizuar sado pak rritjen enorme të çmimeve dhe të parandalojë inflacionin dyshifrorë. Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës”, kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Darko Dimovski, sipas të cilët, kjo grevë do të vazhdojë deri sa nuk  plotësohen kërkesat e tyre jo vetëm në pushtetin lokal, por edhe në atë qendror. 
 
“Deri në këto momente ne kemi arritur të zgjedhim problemin e rreth 15 mijë nëpunësëve administrativ në pushtetin lokal, ndërsa për problemet që i tangojnë administratorët nën kompetencat e pushtetit qendror  negociatat ende nuk kanë filluar për pjesën e metodologjisë së re që ata e përmendin, reformat, ligjin e ri për paga në administratë etj. Rezultatet i fitojmë në nivel lokal, përderisa pushteti qendror është i shurdhër për kërkesat tona dhe për këtë arsye ne grevojmë pikerish para këtyre ministrive.”, tha kryetari i LSM-së Darko Dimovski.
 
Edhe pse njëherë u rrefuzua, LSM tani sërish shpreson se deputetët do të aprovojnë amendamentin për rritjen e pagave të tyre prej 2.806 dënarësh në Kuvend. Nëse kjo nuk ndodh, greva dhe pakënaqësia e tyre do të radikalizohet edhe më shumë në terren dhe zyra. Do të mendojnë edhe për parashtrimin e padive penale ndaj institucioneve të cilët nuk do ti harmonizojnë pagat në përputhje me ligjin për pagë minimale. Përveç kësaj sindikalistët janë në pritje edhe të miratimit të disa ligje tjera të cilat do të përmirësojnë dhe avancojnë të drejtat e administratorëve dhe do të jenë pikë nisese për fillimin e reformave në administatë.
 
“Po mendoj se problem më i madh do të jetë pr/ligji për shërbime të larta udhëheqëse dhe këtu partitë do të humbasin më së shumti, këtu do të jetë edhe koalicioni qeveritar apo koalicioni që do të vijë, ku duhet të jenë kuadro jopartiak, të mos vendosen drejtor, por të vendosen kuadro me kualifikime të larta që dinë të kryejnë punën. Të mos e dëgjojnë kryeministrin dhe ministrin, sepse qëllimi i kësaj reforme, është që prej 1300 institucioneve të sistemi të mbesin 600. Këto 600 të kenë drejtori  dhe drejtor të drejtorive, të cilët nuk do të përgjigjen para ministrave dhe kryeministrave, por do të përgjigjen para sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë dhe kjo është kërkesa themelore e BE-së.”. Tërpe Deanoski, kryetar i sindikatës.
 
Mbi 4.500 administratorë vullentarisht janë larguar nga sektori publik, një pjesë e tyre kanë emigruar, ndërsa pjesa tjetër kanë gjetur  zgjidhje vetën në sektorin privat, thanë sindikalistët.
  
REXHEP QAMILI