Maqedoni
Shifra rekord të përsëritjes së vitit, pandemia ka ndikuar në demotivimin e nxënësve
02.07.2022 17:38
Në vitin shkollor 2021-2022 u evidentua numër rekord i nxënësve të shkollave të mesme që përsëritën vitin....

Në vitin shkollor 2021-2022 u evidentua numër rekord i nxënësve të shkollave të mesme që përsëritën vitin. 261 nxënës humbën vitin dhe numri më i madh prej tyre kishin nota të dobëta në lëndët ekzakte. Mosinteresimi dhe demotivimi i nxënësve për të mësuar janë arsye për rezultate të tilla, por edhe mësimi online ka ndikuar që nxënësit të humbasin kontinuitetin e procesit mësimor.
“Kjo ndodh për shkak të pandemisë e dini që dy vite mësmi ka qenë në formën online, ka shum shkolla që mësimin online e kanë mbajtur përmes platformës viber vetëm i kanë dërguar mësimet dhe nxënësit që vine dhe regjistrohen tash në vit të parë me të vërtetë bazën e kanë shumë të dobët nga shkollat fillore. Ndoshta problem është te kuadri jo i bollshëm në shkollat fillore fizikë mund të jep ndodnjë profesor i informatikës, kimi profesor i matematikës nuk elaborohet ndodhta lënda siç duhet dje nxënësit nuk tregojnë interes prej shkollës fillore.”, tha Sadat Ibrahimi, profesor.
Problem shtesë sipas profesorëve është edhe mungesa e kuadrit në lëndët ekzakte, andaj duhet të motivohen sa më shum të rinjët për të vijuar këto studime.
“Rritja e numrit të përsëritësve ka të bëjë me pandeminë, lëndët ekzakte nuk mud të ndiqen online por në klasë dhe në laboratorë. Mungesa e kuadrit në shkencat natyrore është tejet e madhe, ka bursa për studentë që do të regjistrohen të studjonjnë shkencat natyrore në vlerë prej rreth 18 mijë denarë.”, tha Zenafer Bajmak, profesor.
Sipas të dhënave të entit shtetëror të statistikave në vitin shkollor 2018-2019 ka pasur 194 përsëritës, në vitin 2020-2021, 118 dhe vitn që lam pas 261 përsëritës që është shifra më e madhe e nxëxnësve që kanë përsëritur vitin në pesë vitet e kaluara.
FLUTURA LATIFI
