Botë
Lëkundje të forta tërmeti në Iranin jugor, të paktën 5 persona kanë mbetur të vdekur
02.07.2022 18:25
Një seri tërmetesh të forta tronditën Iranin jugor këtë të shtunë

Një seri tërmetesh të forta tronditën Iranin jugor këtë të shtunë, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke shkaktuar dëme në dhjetëra ndërtesa, njoftuan mediat shtetërore.
Televizioni shtetëror tha se 49 persona u plagosën dhe shfaqi pamjet e ndërtesave të banimit të kthyera në rrënoja në Sayeh Khosh.
Ambulancat dhe automjetet e tjera u përpoqën të kalonin në rrugët e mbuluara me mbeturina, ndërsa banorët e tronditur dolën në rrugë ose u përpoqën të rikuperonin gjëra nga shtëpitë e rrafshuara. Tërmetet, duke përfshirë dy me magnitudë 6.0, goditën në perëndim të qytetit port të madh të Bandar Abbas në provincën Hormozgan, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA. I pari tronditi një zonë në veri të qytetit të Dezhgan pak pas orës 2:00 të mëngjesit përpara se një tërmet 5.7 të godiste dy orë më vonë, i ndjekur shpejt nga tërmeti i tretë me magnitudë 6.0.
