Botë
Përplasje e përgjakshme në Athinë mes bandave, 3 shqiptarë të vdekur
03.07.2022 12:14
Tre shtetas shqiptarë kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve kriminale të shtunën në Kato Patisia dhe Agios Anargyros....

Tre shtetas shqiptarë kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve kriminale të shtunën në Kato Patisia dhe Agios Anargyros.
Mediat greke raportojnë se në ngjarjen e përgjakshme janë përfshirë 7 persona, ndërsa në shkëmbim zjarri me policinë ka mbetur i vrarë edhe një tjetër person. Dy efektivë policie u plagosën dhe u dërguan në spital.
Gjithçka nisi nga një përplasje e armatosur mes dy grupeve në rrugën Kourtidou në Kato Patisia. Personat e përfshirë në ngjarje njiheshin si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
