Botë

Bombardimet vrasin tre persona, Ukraina godet një bazë ushtarake ruse

03.07.2022 13:11

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra shtëpi janë dëmtuar nga bombardimet...

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra shtëpi janë dëmtuar nga bombardimet në qytetin rus të Belgorod pranë kufirit me Ukrainën. 
 
Guvernatori i Belgorodit, raportoi disa shpërthime në qytetin me rreth 400,000 banorë, rreth 40 km në veri të kufirit me Ukrainën.
 
Ndërkohë, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka pranuar se qyteti i vetëm i mbetur në rajonin e Luhanskut, Lysychansk ende nën kontrollin e Ukrainës ka qenë nën bombardime intensive në 24 orët e fundit.
 
Kryetari i qytetit të Melitopolit, Ivan Fedorov, i cili tashmë është nën kontrollin rus ka bërë të ditur se forcat e armatosura ukrainase kanë nisur 30 sulme dhe kanë shkatërruar një nga katër bazat ushtarake ruse të vendosura në qytet.