Maqedoni

Struganët duan liqenin, preferojnë detin për arsye shëndetësore

03.07.2022 13:40

Pushimet verore kanë filluar për qytetarët e Strugës, ndërsa kanë filluar edhe udhëtimet e tyre....

Pushimet verore kanë filluar për qytetarët e Strugës, ndërsa kanë filluar edhe udhëtimet e tyre. Edhe pse liqenin e kanë aty, e shfrytëzojnë gjatë gjithë sezonit veror, struganët preferojnë më shumë detin. Thonë se preferojnë detin më shumë për arsye shëndetësore. 
 
„Meqë liqenin e kemi ktu, normal njeriu kërkon atë që nuk e ka, liqeni ka pastërtinë, freskinë, deti ka klimën detare.“, tha një qytetar strugan.
 
„Liqenin e kemi këtu, jemi me fat që e kemi, por më i shëndetshëm është deti.“, u shpreh një qytetare strugane.
 
„Po normal për shkaqe shëndetësore deti është më i vlefshëm.“, tha një qytetar strugan.
 
„Po liqenin e preferojm se e kemi në Strugë e kemi afër, por edhe detin e preferojmë sepse është më i shëndetshëm.“, u shpreh një qytetar strugan.
 
Nga agjencitë turistike thonë se që nga mesi i qershorit kanë filluar udhëtimet e struganëve, ndërsa pjesa më e madhe e tyre udhëtojnë në korrik dhe gusht, përveç Shqipërisë, kryesisht në Turqi dhe Egjipt.
 
 „Për fat, ka interesim të madh për të udhëtuar qytetarët tonë të Strugës, më të interesuar janë për fluturimet çarter për Turqi dhe Egjipt, kemi edhe kërkesa individuale, Maldive, Dubai kërkohet ose ata më të largëta, Bali. Interesimi më i madh është në Korrik dhe Gusht.“, tha Ankica Krstanoska, pronare e një agjencioni turistik.
 
Edhe përkundër krizës, interesimi për pushimet verore sivjet është më i madh krahasuar me një vit më parë.
 
ILMIE ZHAKU