Maqedoni
Kumanovë, rritja e çmimeve ka goditur çdo familje
03.07.2022 14:00
Ngritja marramendse e çmimeve skajshmërisht ka prekur çdo familje si në vend po ashtu edhe në rajonin e Kumanovës dhe Likovës...

Ngritja marramendse e çmimeve skajshmërisht ka prekur çdo familje si në vend po ashtu edhe në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Qytetarët ankohen se nuk kanë mundësi për ti përballuara çmimet e ngritura nga tregëtarët. Ata madje i sugjerojnë Qeverisë që të ndërmarrin masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve.
“Vështirë ta lidhim muajin me muajin por po duhet me i reduktu disa sende të tjera shembull ardhja në qytet prej fshatit, herave tjera kemi ardhur 3 deri 4 herë në javë tani vijmë 1 herë në javë kështuqë reduktimet janë të patjetërsueshme.”, tha mes tjerash një qytetar.
“Pagat sigurisht se duhet të jenë të harmonizuara me ngritjen e standardit pasiqë qytetarët kanë planifikuar për cdo vit se si është buxheti i tyre dhe se kjo rritje enorme e çmimeve i ka goditur tejmase konsumatorët, siç mund të shifni se shumë pak veta e frekuentojnë tregun e gjelbërt por edhe marketet e ndryshme.”, u shpreh një tjetë qytetar.
“Nuk kemi të ardhura të mjaftueshme mezi mbijetojmë, vetëm burri merr pension, e vetëm nga pensioni i burrit varemi e gjithë familja 7 antarëshe, sinqerisht situata finaciare nuk është e mirë por skemi çfarë të bëjmë.”, tha një qytetare.
Për dallim nga marketet ku vërehet ngritje maramendëse e produkteve ushqimore, në tregun e gjelbërt çmimet janë më korrekte dhe reale dhe gjithsesi më të kapshme për të gjitha shtresat e qytetarëve.
FATLUM AQIFI
