Maqedoni

Projekte të shumta në Çarshinë e Shkupit, drita e tenda për hijëzim në formë të dallëndyshes

03.07.2022 14:16

Tendat për hijëzim të rregulluara në formë të dallëndyshes së bashku me ndricimin shtesë, kanë bërë që Carshia e Vjetër e Shkupit...

Tendat për hijëzim të rregulluara në formë të dallëndyshes së bashku me ndricimin shtesë, kanë bërë që Carshia e Vjetër e Shkupit  ngadal të merr një pamje të veçantë. Tendat  për hijëzim kanë bërë që njëra nga rrugicat më të frekuentuara të Carshisë,  të këtij aseti të trashëguar me dekada të tëra, të merr emrin si Rruga e Dallëndysheve. Përveç pamjes së veçantë që ia jep kësaj rrugice, tendat do tju mundësojnë qytetarëve lëvizjet dhe shetitjet më të relaksuara sidomos gjatë periudhave me diell brenda ditës. Shkupjanët, kalimtarët e rastit por dhe turistët do të kenë mundësinë që dyqanet në Çarshinë e Vjetër tash më ti vizitojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes, pasi ato do të jenë të hapura deri në ora 22. 

Kjo ide fillimisht u inicua nga një grup vullnetaësh në Çarshi, e cila  më pas fitoi përkrahjen edhe të kreut të komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ganiu tha se ky projekt i hijëzimit me tenda por edhe ndriçimit do të vazhdojë të realizohet edhe nëpër rrugë të tjera të Çarshisë. Iniciatori i kësaj nisme, Bujar Dullovi thotë se ky kontribut jepet për tu krijuar kushte më të mira për dyqanxhinjtë, qytetarët dhe turistët. 
 
“Nëse ne nuk e ndryshojmë gjendjen tonë, nuk ka askush për të na ndryshuar. Filluam këtë ide që të bëjmë një hije për ditën dhe një dritë për në mbrëmje. Qëllimi është që ti japim shpirt kësaj Çarshije në të cilën gërshëtohen gjitha kulturat. I të gjithëve është ky vend.”, tha iniciatori i kësaj nisme, Bujar Dullovi.
 
Në këtë eveniment iniciatorët kërkuan që projektet e rradhës të marrin përkrahjen përkrahjen edhe të institucioneve tjera, me qëllimin, për të bërë edhe më shumë punë për margaritarin e Çairit, Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
 
MERITA GASHI