Maqedoni
Propozimi francez, Kovaçki: Diktat bullgar, asimilim dhe veto
03.07.2022 14:42
VMRO – DPMNE ka akuzuar pushtetin se me propozimin francez po i bën dëm afatgjat interesave kombëtare...

VMRO – DPMNE ka akuzuar pushtetin se me propozimin francez po i bën dëm afatgjat interesave kombëtare dhe shtetërore, të cilat shpien drejt asimilimit dhe negociimeve të pafunda për integrim, ndryshim të librave dhe prekje në interesat shtetërore. Sipas partisë së Mickovskit, pushteti parashikon të pranojë gjitha kërkesat bullgare me një propozim të ri me ndryshime kozmetike.
“E vërteta është se pranojnë propozim i cili përmban mekanizma të cilat i mundësojnë Bullgarisë diktat të plotë të procesit, në të cilin ose do të pranojmë kërkesat e tyre ose në vazhdimësi do të marrim veto. Ata thonë se në kornizën për nisjen e bisedimeve nuk janë përfshirë çështjet historike, por në thelb e njëjta kornizë përmban Raport Vjetor ose Protokol të cilin do të duhet ta vlerësojë Sofja zyrtare, dhe nga përmbajtja e së cilës varet përparimi i Maqedonisë. Dhe hapja e vërtetë e bisedimeve është kushtëzuar me ndryshimin e kushtetutës, pa kurfarë garancash për kushtëzime të reja.”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO – DPMNE.
LSDM: Fundosen trillimet për bullgarizim
Nga LSDM kosniderojnë që vendi është përballë një propozimi të pastër, ndërkohë që Mickovski me kundërshtimin e së njëjtës dëshiron që të dëmtojë integrimin e vendit.
“Propozimi francez është publik dhe qytetarët mund ta shohin. Të gjitha qëndrimet dhe vërejtjet tona janë përfshirë, kemi gjuhën e pastër maqedonase në BE, identitet të mbrojtur dhe çështjet historike nuk janë pjesë e procesit. Janë fundosur të gjitha trillimet për bullgarizim dhe asimilim.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Social demokratët thonë se vendimi do të merret bashkërisht me gjithë aktorët politik, sektorin civil dhe ekspertët.
MERALE ISMAILI
