Maqedoni
Hakverdi: Momenti i duhur për t’u bërë hapi i rradhës
03.07.2022 15:11
Deputeti i partisë socialdemokrate në bundestagun gjerman Metin Hakverdi, thotë se edhe përkundër faktit...

Deputeti i partisë socialdemokrate në bundestagun gjerman Metin Hakverdi, thotë se edhe përkundër faktit se i kupton shqetësimet në Maqedoninë e Veriut konsideron se tani është momenti i duhur për tu bërë hapi i rradhës. Deputeti gjerman shton se gjithmonë ka një shans të dytë apo të tretë, megjithëse nuk mendon se do të ketë mundësi për një marrëveshje më të mirë se kjo sepse me kalimin e kohës ngushtohet edhe hapësira e manovrimit. Hapi përpara i Maqedonisë së Veriut do të ishte edhe në interes të gjermanisë dhe gjithë Bashkimit europian.
“I kuptoj protestat, të gjithë jemi të revoltuar periudhën e fundit po dhe vitet e fundit sepse nuk pati asnjë përparim në raport me procesin e filluar në Bashkimin Europian. Tani është një moment i veçantë, ju e dini se edhe shqipëria është pjesë e këtij procesi dhe do të jetë dëm i madh për RMV nëse nuk shkon drejt hapit të fundit. Në raport me situatën në Bullgari ky propozim europian po arrin ta mbajë pralamentin Bullgar jasht sistemit, do të thotë mbetet qeveria dhe ska kthim prapa. Nëse gjërat nuk arrijnë sukses kësaj rradhe, gjithmonë ka një shans të dytë, të tret. Pritet me vite të tëra. Mendoj që nuk do të ketë një mundësi tjetër për marrëveshje më të mirë. Çdo javë po vjen duke u zvogluar hapësira e manovrimit. Në interes të vendit tuaj, por dhe në interes të gjermanisë dhe BE-së është aktivizimi i këtij procesi të zgjerimit i cili kohë të gjatë ishte i ndërprerë. Shpresoj që kjo mundësi do të shfrytëzohet në mënyrën e duhur edhe përkundër të gjitha pengesave. Periudhë e vështirë ishte për të gjithë, apsolutisht për të gjithë e jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. Të shpresojmë se tani po e bëjmë hapin e rradhës.”, tha Hakverdi.
