Maqedoni
Mbahet takimi Kovaçevski-Mickovski, shqyrohet propozimi francez
03.07.2022 15:28
Propozimi francez ka bërë bashkë në tavolinën e bisedimeve kreun e ekzekutivit Dimitar Kovaçevskin...

Propozimi francez ka bërë bashkë në tavolinën e bisedimeve kreun e ekzekutivit Dimitar Kovaçevskin dhe liderin e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Pas marrjes së propozimit, kryeministri Kovaçevski paralajmëroi konsultime të gjëra me partnerët e koalicionit, me presidentin e shtetit, me parlamentin, me sektorin civil, si dhe me opozitën. Ky takim është pjesë e një sërë takimesh konsultative të planifikuara me liderët e opozitës, në kuadër të konsultimeve të gjera për propozimin e presidencës franceze.
