Maqedoni

Këshilli i sigurimit, Pendarovski: Me propozimin nuk cënohet identiteti

03.07.2022 15:41

Për tre orë me radhë Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në kabinetin ka mbledhur Këshillin e Sigurisë...

Për tre orë me radhë Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në kabinetin ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për të shqyrtuar propozimin  modifikuar të presidencës franceze me BE-në. Pas takimit Pendarovski u deklarua pro propozimit pasiqë siç tha ai bëhet fjalë për një kompromis kalimtarë i që mundëson hapjen e negociatave pas 17 viteve dhe aspak nuk cënon identitetin maqedonas.
 
“Për mendimin tim, bëhet fjalë për një kompromis kalimtar, për një nga fazat e integrimit evropian, në të cilin tre elementë janë të rëndësishëm dhe për këtë, sipas meje, propozimi në këtë format është i pranueshëm në këtë fazë. E para me propozimin bullgar heqim blokadën bullgare e cila zgjat prej më shumë se 2 vitesh dhe propozimi lejon hapjen formale të negociatave pas 17 vitesh pritje, së dyti mundëson një proces shqyrtimi që është një fazë e detyrueshme dhe së treti nuk cenon identitetin maqedonas në asnjë mënyr.”, tha president i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
Pendarovski mohosi se çështjet e historisë do të jenë kusht për progres në negociatat me BE-në.
 
“Me propozimin francez, i cili nesër do të jetë panevropian nëse e pranojmë, historia nuk është aspak e kushtëzuar, vetëm një fjali në propozim dhe në protokolle, të cilat janë debatuar shumë dhe pakkush i ka lexuar deri në fund, është, se rekomandohet që komisioni historik të dinamizojë punën e tij dhe të ketë nga 8 deri në 12 mbledhje në vit pa pas sugjeruar faktorët politikë se cila duhet të jetë ajo punë dhe në cilin drejtim duhet të lëvizë.”, tha Pendarovski.
 
Pendarovski gjithashtu tha se me vendimin për të pranuar propozimin e modifikuar francez, nuk përbën as një triumf historik siç duan ta prezentojnë nga njëri kamp, dhe as një dështim apo debakël historik siç e prezentojnë nga kampi tjetër politik. 
 
NAIM RAMADANI