Maqedoni

Pakistan: 19 të vdekur, 14 të lënduar, bie në greminë autobusi me pasagjerë

03.07.2022 15:54

Të paktën 19 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u lënduan sot pasi që një autobus..

Të paktën 19 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u lënduan sot pasi që një autobus ra në një greminë pranë një qyteti të vogël në perëndim të Pakistanit.
 
Autobusi rrëshqiti nga një rrugë pranë Danisarit në provincën Khyber ndërsa ishte rrugës për në Quetta”,  ka kumtuar një zyrtar I lartë pakistanez. Pakistani ka rekord të aksidenteve për shkak të rrugëve dhe automjeteve jo të sigurta.
 
Të paktën 22 persona humbën jetën kur një minibus u rrëzua në një luginë në Balochistan muajin e kaluar.