Botë

Të shtëna në Teksas, dy viktima dhe tre policë të plagosur

04.07.2022 09:24

Një person i armatosur vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë...

Një person i armatosur vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, duke përfshirë tre oficerë policie, në Teksas të SHBA-së.

Në vendin e krimit agjentët gjetën dy viktimat, një çift të moshës 33 dhe 32 vjeç. Personi i armatosur, një 28-vjeçar i identifikuar nga forcat e rendit si Eduard Freyamn, priti agjentët dhe u zuri pritë, duke plagosur tre prej tyre  para se të ikte. I ndjekur nga policia, më pas i riu kreu vetëvrasje.