Botë

Kosovë, Finlanda mbështet liberalizimin e vizave

04.07.2022 11:31

Finlanda pret që Bashkimi Evropian të përmbyllë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë muajve në vijim....

Finlanda pret që Bashkimi Evropian të përmbyllë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë muajve në vijim.  Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen,  gjatë një konference për media në Prishtinë, tha se shteti i saj mbështet procesin euroatlantik të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

“Ne mbështesim liberalizimin e vizave. Tani është koha dhe nevojiten të gjitha kriteret dhe pasi të përmbushen kriteret duhet të keni të drejtën që të merrni liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha që të lëvizet përpara. Ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të Kosovës në këtë drejtim. Unë mund të them se jam optimiste që ne do të vazhdojmë përpara në këtë çështje dhe besoj se në muajt në vijim, ndoshta këtë vjeshtë do të shohim rezultate pozitive.”, tha Tytti Tuppurainen ,ministre për Çështje Evropiane - Finlandë.