Topi i Artë për Ronaldon për herë të tretë

12.01.2015 20:46

Kristiano Ronaldo është fituesi i çmimit “Topi i Artë” për vitin 2014….

Portugezi, për herë të tretë në karierën e tij, të dytën rrishtaz, u shpall lojtari më I mirë në botë, duke kaluar konkuresit kryesor, portierin Manuell Nojer dhe rivalin më të madh gjatë karierës, Lionel Mesin.

Gjermani, që u shpall kampion botëror me përfaqësuesen e tij dhe fituesi i katërfishtë i këtij çmimi prej më parë, mbetën pas portugezit, I cili kishte një sezon fantastik me Realin e Madridit, skuadër me të cilën arriti të fitoj edhe Ligën e Kampionëve, duke ia sjellë mbretërve titullin e parë pas një pauze prej dhjetë vitesh.

Nga ana tjetër, në konkurimin e femrave, futbolliste më e mirë në botë për vitin 2014 është shpallur Nadine Kesller. Gjermanja, gjatë vitit, me skuadrën e saj Volfsburgun, arriti të fitoj titullin e kampionit në Bundesligën gjermane si dhe në Ligën e Kampionëve Evropian për femra. Ajo, fitoj këtë trofe para rivaleve Marta dhe Abby Wambach.

Nga çmimet tjera, trajner më I mirë I vitit u shpall Joakim Lov, I cili me Gjermaninë fitoi titullin e kampionit botëror në mundialin e Brazilit. Ai, morri shpërblimin para rivalëve Karllo Ançelloti dhe Diego Simeone, ndërsa në konkurimin e femrave, trajner më I mirë I vitit, u shpall një gjerman tjetër, Ralf Kellerman nga Volfsburgu. Goli më I bukur për vitin 2014, është zgjedhur ai i James Rodriguezit I shënuar në ndeshjen e Botërorit në Brazil, të luajtur mes Kolumbisë dhe Uruguajit. (Mustafa Ademi,TVM2)

Në formacionin më të mirë të vitit sipas FIFA-s, u gjetën:

në portë: Manuell Nojer;

në mbrojtje: Ramos, David Luiz, Tiago Sillva dhe Llam;

në mesfushë: Di Maria, Kros dhe Iniesta;

në sulm: Ronaldo, Mesi dhe Roben.