Botë
Rusët pushtojnë Luhanskun, ushtria ukrainase tërhiqet nga Lisiçansk
04.07.2022 13:53
Qyteti strategjik Lisicansk, në lindje të Ukrainës, ka rënë në duart e rusëve...

Qyteti strategjik Lisicansk, në lindje të Ukrainës, ka rënë në duart e rusëve.
Ushtria ukrainase konfirmon tërheqjen nga pozicionet me arsyetimin se vendimi u mor për të shpëtuar jetët e mbrojtësve ukrainas, pasi rusët kishin avantazhin në artileri, mjete ajrore dhe forca ushtarake. Presidenti Volodimir Zelensky u zotua se do të riktheheshin në Lisicansk. Më herët, ministri i Mbrojtjes në Rusi, Sergei Shoigu tha se forcat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të rajonit të Luhanskut.
Edhe Slovyansku u vu në qendër të bombardimeve të rënda, me pasojë vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e mbi 16 të tjerëve. Moska akuzoi Kievin se kishte shënjestruar qëllimisht civilët me një sulm me raketë në Belgorod, qytet rus rreth 40 km larg kufirit me Ukrainën. Autoritetet lokale thanë se 4 persona ishin vrarë. Kievi i mohoi pretendimet, duke thënë se gjithçka ishte një provokim i Moskës.
