Botë
Vaksinat anti-Covid, studimi: Kanë shpëtuar 20 milionë jetë
04.07.2022 14:40
Nëse nuk do të ishim vaksinuar, Covid mund të kishte vrarë gati njëzet milionë njerëz të tjerë....

Nëse nuk do të ishim vaksinuar, Covid mund të kishte vrarë gati njëzet milionë njerëz të tjerë. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar në “The Lancet Infectous diseases” i cili, përmes një modeli matematikor, vlerësoi vdekshmërinë e mundshme të Covid në një botë pa vaksina.
Nëse do të ishte arritur qëllimi i OBSH-së për të vaksinuar 40% të të gjithë popullsisë së botës deri në fund të vitit 2021, do të ishin shpëtuar edhe 600 000 jetë të tjera. Ato që përfituan nga vaksinimi ishin vendet me të ardhura të larta dhe të mesme, ku u shmangën 12.2 milionë vdekje. Programi ndërkombëtar Covax ka ndihmuar në shpëtimin e 7.5 milionë jetëve, por rreth një në pesë vdekje mund të ishte shmangur duke vaksinuar 40% të popullsisë së vendeve më të varfra. Perëndimi preferoi të arrinte nivele të larta të vaksinimit, pa llogaritur se vaksina nuk njeh kufij dhe se variante krijohen aty ku virusi qarkullon më lirë. Kina u përjashtua nga analiza për të shmangur shtrembërimin e të dhënave.
