Propozimi francez, Sela: I pranueshëm, BE alternativa jonë e vetme

04.07.2022 14:56

Propozimi francez është i pranueshëm për Aleancën për Shqiptarët....

Propozimi francez është i pranueshëm për Aleancën për Shqiptarët. Këtë e deklaroi lideri i ASH-së, Ziadin Sela, pas takimit 1 orësh me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si rezultat i konsultimit të gjërë për propozimin e modifikuar të francezëve.  

Sipas Selës  për Maqedonin e Veriut e vetmja rrugë është ajo drejt Bashkimi Evropian ndërsa apeloi që palët mos mendojnë për marrjen e pikëve politike por për një rajon paqësor.

Kreu i ASH-së, Sela tha se nuk do të kushtëzojn propozimin frances, por kur të vje koha e hapjes së  Kushtetutës do luftojn që defnicionin 20 % të zëvendësohet me gjuhën shqipe.

“Më vjen mirë që i gjithë spektiri politik maqedonas është shumë i interesuar për të ruajtur gjuhën e tyre me fanatizëm. Por unë do të kisha dashur dhe apeloj në të njejtën kohë  që po me të njejtin fanatizëm të kuptojn se si ndihen kur trajtimi i gjuhës shqipe në kushtetutë nuk ka asnjë element që i thotë gjuhë shqipe. Ne presim si ASH që kur të hapet kushtetuta, tani më nga deklarimet publike të subjekteve edhe maqedonase në lidhje me këtë temë që janë të gatshën të ulën të ndryshojn këtë definicion të kalojnë në ndryshimin praktik të këtij definicioni” – tha Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Propozimi francez, BESA: Jemi pro, ndryshim në kushtetutë edhe i 20%

Përkrahje për propozimin francez vjen edhe nga Lëvizja Besa. Edhe nga kjo parti paralajmerojn se gjatë hapjes së kushtetutës do të kërkojn që të bëhet ndryshimi i definicionit 20%.

“Jemi parti që vlerësojmë se duhet të përkrahet ky propozim në drejtim të hapjes së rrugës euro-atlantike të vendit. Tani gjatë procesit të mëtejmë nënkuptohet që nëse hapen ndryshimet kushtetuese do të kemi kërkesat tona që lidhen me censusin që ka të bëjë me 20%, 20% të zëvendësohet pastër me gjuhën shqipe” – tha Kryetari i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Nga lëvëzja BESA thonë se ftesë për konsultime lidhur me porpozimin francez kanë pasur edhe ato, por e kanë refuzuar kërkesën e Kryeministrit Kovaçevski. Arsyeja e refuzimit është sepse sipas tyre Qeveria veç më e ka pranuar propozimin dhe Levizja Besa nuk e shef të arsyshme që të ulen për të diskutuar për të njejtën. (Sanije Duraku, TVM2)