Maqedoni

GRECO: Përparim modest në trajtimin e korrupsionit

04.07.2022 15:38

Në raportin e fundit të Grupit të shteteve kundër korrupsionit në Këshillin e Europës...

Në raportin e fundit të Grupit të shteteve kundër korrupsionit në Këshillin e  Europës, vërehet progres modest në trajtimin e korrupsionit në Maqedoninë  e Veriut. Në Raundin e Katërt të Vlerësimit , nga 19 rekomandime, 9 janë zbatuar në masë të kënaqshme, e 9 të tjera, pjesërisht. Parandalimi i korrupsionit në mesin e gjyqtarëve mbetet i pazbatuar, thuhet  në raport.  Sa i përket prokurorëve, GRECO mirëpret Kodin e ri të Etikës, por vëren se ligji aktual për Prokurorinë Publike parashikon ulje, e jo rritje të sanksioneve për shkeljet disiplinore nga prokurorët. Për të hequr ndikimin e  panevojshëm politik në Këshillin Gjyqësor, GRECO rekomandon që të hiqet anëtarësimi “ex officio” i Ministrit të Drejtësisë.
 
“GRECO shpreh keqardhje për mungesën e vazhdueshme të progresit në kuadër të këtij rekomandimi dhe kujton se ndikimi i mundshëm politik nga Ministri i Drejtësisë, edhe pa të drejtën e votës apo pjesëmarrjen formale në mbledhje, është dokumentuar plotësisht në Raportin e Vlerësimit”. 
 
GRECO konkludon se Komisioni për çështjet procedurale dhe cështjet e imuniteti në Kuvend, përgjegjës për zbatimin e kodit aktual, nuk ka kryer asnjë funksion.
 
“Kuvendi është përgjegjës për monitorimin dhe vlerësimin e ecurisë në zbatimin e ligjeve. Sanksionet për shkeljet nuk janë të përcaktuara, përveçse nuk janë të detyrueshme. Edhe pse parashihet këshillim dhe mentorim konfidencial, nuk specifikohet se cilat organe parlamentare i janë caktuar këto funksione”.
 
GRECO analizon se është shtuar numri i kontrolleve nga Antikorrupsioni ndaj zyrtarëve për dorëzimin në kohë të fletëanketave të pasurisëpor pa një analizë më të thelluar të gjendjes pasurore të të gjithë deputetëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve. GRECO ka dhënë  afat deri në fund të marsit 2023 për t’u informuar për zbatimin e rekomandimeve të mbetura.
 
REXHEP QAMILI