Maqedoni

Pisonero: Propozimi i rishikuar francez, i mundëson RMV-së hapjen e negociatave me BE-në

04.07.2022 16:06

Komisioni Evropian vlerëson se është koha për vendime të përgjegjshme dhe të ecet para me procesin e integrimit....

Komisioni Evropian vlerëson se është koha për vendime të përgjegjshme dhe të ecet para me procesin e integrimit. Zëdhënësja e KE-së tha se Brukseli e ndjek situatën në Shkup, ndërsa ju bëri thirrje partive politike të veprojnë në mënyrë konstruktive. Sipas Pisoneros propozimi i rishikuar francez i mundëson Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave me BE-në.
 
“I ndjekim nga afër zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Për ne tani është koha për vendime të përgjegjshme me qëllim që procesi negociues të shkojë para. Propozimi i rishikuar francez e mundëson pikërisht këtë. Në i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të veprojnë në mënyrë konstruktive në interes të qytetarëve, të cilët tanimë një kohë të gjatë presin rrugën drejt BE-së.  Propozimi i presidencës franceze i merr parasysh të gjitha interesat dhe shqetësimet.”, tha Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së.
 
“Ne e mirëpresim zhvillimin e situatës në lidhje me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas propozimeve franceze dhe falë punës së presidencës franceze e cila përfundoi misionin e saj javën e kaluar, ne kemi bërë përparim të madh në këtë çështje.”, tha Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së.
 
Dana Spinat tha se KE-ja, është informuar për protestat kundër propozimit që u mbajtën këtë fundjavë në Shkup, si dhe për qëndrimin e opozitës, e cila vlerëson se propozimi nuk është mjaft i mirë. Propozimi i presidencës franceze merr parasysh interesat dhe preokupimet e të gjithëve", tha Pisonero.
 
FARIJE DAUTI BAKIU