Ministria e shëndetësisë: Në tre ditët e fundit, 290 raste të reja me Covid

04.07.2022 16:19

Vazhdon të jetë ende nën kontroll....

Vazhdon të jetë ende nën kontroll situata covid në vend

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 3 ditët e fundit , nga 1.695 analiza të kryera në vend,  janë regjistruar 290 raste të reja COVID dhe për fat të mirë asnjë fatalitet.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve,  janë regjistruar 49 riinfeksione.

Janë regjistruar 250 pacientë të shëruar. Aktualisht, numri i rasteve aktive në RMV, është 935.