LSDM për propozimin francez, janë pranuar qëndrimet, vërejtjet tona

04.07.2022 16:38

Vijojnë përplasjet mes LSDM së dhe VMRO-DPMNE-së.....

Vijojnë përplasjet mes LSDM së dhe VMRO-DPMNE-së për propozimin francez. Sipas LSDM së në propozimin francez qartë mund të shihet se janë qëndrimet dhe vërejtjet e tyre dhe se  kemi gjuhë maqedone të pastërt në BE dhe se identiteti maqedonas është ruajtur ndërsa çështjet historike nuk janë pjesë e procesit negociues.

Mickovski dhe Apasiev po përhapin histeri përmes lajmeve të rrejshme, thonë nga LSDM.

“Mickovski dhe instalimi prorus Apasiev së bashku pëcjellin histeri  përmes lajmeve të rrjeshme dhe ofendimeve. Në propozimin e kryesimit francez qartë mund të shihet se kemi gjiuhë të pastërt maqedonase në BE dhe se identiteti maqedonas është i mbrojtur në tërësi ,ndërsa çështjet historike nuk janë pjesë e procesit negociues” – tha zëdhënësi i LSDM-së,  Darko Kaevski.

VMRO-DPMNE, Qeveria nesër sjell vendim, qytetarët masovikisht të dalin në protesta

Por Lideri i VMRO DPMNE-së  nuk beson se Kryeministri do ti pranojë propozimet që ia dha në takimin e Liderëve.

Kovaçevski të thotë jo , e ai të heq dorë nga  kërkesa për zgjedhje të  parakohshme parlamentare. Ai më tej ftoi  qytetarët që masovikisht të dalin në protesta kur propozimi të del në seancë qeveritare.

“Ne këtë e nënshkruajmë që Shqipëria të fillojë negociatat, jo Maqedonia. Këtë duhet ta din çdo qytetar i Maqedonisë, nuk kam asgjë kundër shqiptarëve le të fillojnë. Nëse Komisioni evropian ka vlerësuar se vendi i Edi Ramës është aty, ndërsa vendi i Maqedonisë nuk është aty, ky është vendim i Komisionit Evropian dhe unë këtu nuk përzihem. Nëse vendimi i Komisionit Evropian është që Maqedonia të pres njëzet e dy vite dhe Edi Rama të  jetë aty sepse ai ndan vlera evropiane e jo unë dhe këta njerëz këtu, atëherë ky është vendimi i tyre” – u shpreh lideri i VMROD-PMNE-së, Hristijan Mickovski.

Nga VMRO-DPMNE kërkuan nga pushteti të ndërrojë mendje dhe të dëgjojnë jo-në bindëse që vjen nga populli dhe të mbrohet dinjiteti dhe identiteti i qytetarëve. (Flutura Latifi, TVM2)