Agjensioni për punësim në Tetovë, Bekteshi dhe Murati ndanë grante për vetëpunësim
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati....

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati në Tetovë ndanë sot 100 grante për vetëpunësim, me vlerë nga 5000 euro dhe 10000 euro.
Bekteshi dhe Murati thanë se këto subvencionime ndimojnë shumë të rinjë dhe të reja të hapin bizneset e tyre.
“Të rinjtë që kanë ide të ndryshme dhe kreativitet t’i shfrytëzojnë masat për vetpunësim dhe në kuadër të biznes planeve që do t’i përpilojnë të mund të fillojnë biznesin e tyre, duke marrë subvencionim nga 5.000 euro deri në 10 mijë euro” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Drejtori Murati theksoi se bëhet përpjekje që të gjithë të pa punësuarit ti përfshin në këto masa.
“Synimi ynë është që 15 mijë të papunë të përfshihen në të gjitha këto masa aktive që ofron Agjencia për Punësim. Nuk ndalemi me kaq, synimi ynë është që në vitin e ardhshëm 2023 të përfshijmë më shumë se 20 mijë me atë Plan Operativ” – u shpreh Bekim Murati, Drejtor i Agjencionit për punësim.
Aplikuesit do të marrin grante në kuadër të Planit Operativ për punësim në suaza të masave “Subvencionimi i pagave” dhe “Punësimi dhe rritja e personave juridikë”. (Visar Sadiki, TVM2)
