Rutte mbështet integrimin e Shqipërisë dhe propozimin francez për të zgjidhur çështjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

04.07.2022 19:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij holandez, Mark Rutte....

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij holandez, Mark Rutte, në një konferencë nga Amsterdami kërkuan hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri i Holandës Rutte tha se mbështet integrimin e Shqipërisë dhe propozimin francez për të zgjidhur çështjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Rutte tha se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE dhe se Shqipëria ka bërë japë shumë të mëdha zhvillimi në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Holandës për integrimin në BE, problemi këtu qëndron te Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Ne mbështesim propozimin francez për heqjen e pengesave që po pengojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Propozimi trajton  të gjitha shqetësimet e mbetura. Shpresojmë që ky propozim të ketë mbështesje të gjerë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Diskutuam nismën franceze që nuk është alternativë ndaj anëtarësimit por diçka e bashkëlidhur që është një ide më vete dhe nuk ka të bëjë me zgjerimin dhe BE në vetvete por për vendet që nuk janë ende pjesë e BE se si mund të punojmë së bashku për çështjet që duhet të punojmë së bashku. Holanda dhe Shqipëria janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për Ukrainën. Është forcuar drejtësia, policia, lufta kundër korrupsioni dhe rreziqeve kibernetike dhe jemi të impresionuar nga zhvillimet që janë bërë kohët e fundit në Shqipëri. Miqësia mes të dyve është e jashtëzakonshme dhe vizita sot do të jetë një mundësi për ta zhvilluar më tej”, tha Rutte.