NATO nis procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës
Vendet anëtare të NATO-s do të nënshkruajnë sot se selinë e NATO-s.....

Procesi për ratifikimin e Suedisë dhe Finlandës si anëtarët më të rinj të NATO-s, filloi zyrtarisht të martën.
Të dyja vendet kanë firmosur sot protokollin e pranimit. Me nënshkrimin e protokolleve të anëtarësimit “fillon procesi i ratifikimit” nga aleatët e NATO-s, të cilët së shpejti do të përbëhen nga 32 anëtarë, pasi Finlanda dhe Suedia, do të anëtarësohen zyrtarisht në Aleancë.
“Kjo është një ditë historike për NATO-n, Suedinë dhe Finlandën. Së bashku do të jemi më të fortë dhe popullatat tona më të sigurta, ndërsa përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, Suedia dhe Finlanda njoftuan paralelisht synimin e tyre për t’u bërë pjesë e NATO-s.Samiti i NATO-s në Madrid e miratoi javën e kaluar duke lëshuar ftesa për të dyja vendet, pasi Turqia hoqi veton.
