Charles Michel sot prezent në mbledhjen e Qeverisë së RMV-së

05.07.2022 11:27

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel....

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, sot arriti në Shkup në kuadër të bisedimeve për propozimin francez për kornizën negociuese.

Siç mësohet, qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë, Michel është paraparë që sot të jetë prezent edhe në mbledhjen e qeverisë ku pritet të miratohet propozimi francez.

Në kuadër të vizitës, Michel do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski.

Ai do të ketë takim kokë më kokë me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, ndërsa më pas ai dhe kryeministri do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Propozimi francez, përmbajtjen e të cilit Qeveria e shpalli dje në gjuhën maqedonase, ende është temë e konsultimeve të gjera, por edhe e protestave, nga të cilat dje u shënua me incidente.

Për ditën e sotme është paralajmëruar një protestë e re “para qeverisë dhe jo vetëm përpara qeverisë”.