Nis pastrimi në deponinë e Ohis-it, 7 kontenjerët e parë me lindan drejt Francës
Shtatë kontejnerët e parë me lindan të pastër....

Shtatë kontejnerët e parë me lindan të pastër, secili prej të cilëve 22-26 ton, u larguan nga OHIS dhe nisën rrugën për në portin e Selanikut, nga ku do të nisen për në Francë.
Me këtë filloi transportimi i mbetjeve të rrezikshme nga deponia e ish-gjigantit industrial OHIS.
“Ashtu siç iu kushtua vëmendje e veçantë sigurisë së vetë procesit të nxjerrjes së lindanit dhe izomerëve të tij të depozituara në deponinë e vogël të ish-gjigantit Ohis, po ashtu ishte e koordinuar saktë edhe pergatitja për transport , që përfshin paketimin dhe ngarkimin dhe vetë transportin. I gjithë procesi u zhvillua me kujdes dhe respektim të veçantë për rregulloren ndërkombëtare për transportin ndërkufitar të mbetjeve të rrezikshme , sipas ‘Konventës së Bazelit’. Më e rëndësishmja tani , është që kjo dërgesë të arrijë e sigurt në destinacionin përfundimtar”, thonë nga Ministria e Ekologjisë.
Në periudhën e ardhshme, 20 kontejnerë të tjerë do të ngarkohen dhe transportohen, duke i dhënë fund aktiviteteve të mbuluara nga projekti GEF që zbatohet përmes UNIDO-s.
Por gërmimi do të vazhdojë në vazhdimësi me fonde nga Fondi Multipartner Mjedisor, i krijuar posaçërisht për pastrimin e ndotjes në rrethinën e OHIS-it, në bashkëpunim me UNOPS, thonë nga Ministria e resorit.
