Botë
Antarësimi në NATO, firmoset protokolli për Finlandën dhe Suedinë, Stoltenberg: NATO do të jetë më e fortë me 32 anëtarë
05.07.2022 13:44
Finlanda dhe Suedia fituan statusin e vendeve të ftuara për anëtarësim në NATO.....

Finlanda dhe Suedia fituan statusin e vendeve të ftuara për anëtarësim në NATO. Aleatët nënshkruan Protokollin e Anëtarësimit në selinë e Aleancës në Bruksel, duke filluar kështu procesin e anëtarësimit të tyre në Aleancë.
“Dera e NATO-s mbetet e hapur për të gjitha demokracitë evropiane të cilat duan dhe janë të gatshme për të kontribuar në sigurinë tonë të përbashkët. Kjo është një ditë e mirë për Finlandën dhe Suedinë, por edhe një ditë e mirë për NATO-n. Me 32 vende anëtare do të jemi më të fortë dhe popujt tanë më të sigurt në një kohë kur po përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekadat e fundit.”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjishëm i NATO-s.
Havisto - Lind: Antarësimi i dy vendeve tona, rrit fuqinë e NATO-s
Protokollin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë e nënshkruan të gjitha 30-ë antaret aleate.
“Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë nuk do të kontribuojë vetëm për sigurinë tonë, por edhe për sigurinë kolektive të aleancës. Për dekada, NATO ka qenë një faktor kyç për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës. Një NATO e fortë dhe e bashkuar është interesi ynë i përbashkët në të ardhmen.”, tha Peka Havisto, ministër i jashtëm i Finlandës
“Si një anëtare e ardhshme e NATO-s, Suedia do të kontribuojë në sigurinë e të gjithë aleatëve. Jemi të bindur se anëtarësimi ynë do të forcojë NATO-n dhe do të kontribuojë në stabilitetin në rajonin euro-atlantik.”, tha An Linde, ministëre e jashtme e Suedisë.
Me nënshkrimin e protokollit, të 30 shtetet anëtare duhet të ratifikojnë anëtarësimin e shteteve të reja anëtare në përputhje me procedurat e tyre nacionale. Pas përfundimit të ratifikimit, Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë në Uashington kartën e NATO-s, duke u bërë kështu zyrtarisht pjesë e aleancës.
NAIM RAMADANI
