Botë
Grabar Kitaroviq: Deklaratat e mia nuk janë nacionaliste
13.01.2015 09:49
Presidentja e sapozgjedhur e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq sot i hodhi poshtë komentet se retorika e saj është nacionaliste...

Ajo i i hodhi poshtë shkrimet e "Njujork tajms"-it se me thirrjen për unitet e ka ripërtërirë retorikën nacionaliste nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, si dhe deklaratën e shefes së diplomacisë Vesna Pusiq se si presidente duhet ta ndryshojë retorikën nacionaliste në qytetare.
Grabar Kitaroviq theksoi se me shkrimin në "Njujork tajms" tema është gabuar dhe se ajo ka menduar në unitet të të gjithë qytetarëve, për shkak se vendi është thellësisht i ndarë.
"Shumë debatojmë për çështje ideologjike, ndërsa pak për ato ekzistenciale. Vendi ndodhet në skajin e falimentimit dhe ne duhet ta nxjerrim nga kriza, ndërsa këtë mundemi ta bëjmë të bashkuar", porositi Grabar Kitaroviq në intervistë për të gjithë tre televizionet kroate kombëtare.
