Rindërtimi i Ukrainës pas luftës, mbi 40 shtete nënshkruan deklaratën e Luganos

05.07.2022 14:08

Konferenca ndërkombëtare dyditore në Zvicër....

Konferenca ndërkombëtare dyditore në Zvicër për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, përfundoi me nënshkrimin e Deklaratës së Luganos, që përmban një sërë parimesh që do të udhëheqin procesin e rindërtimit dhe rimëkëmbjes.

Nënshkruesit e Deklaratës, përfaqësues të më shumë se 40 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, u zotuan për ndihmë politike, financiare dhe teknike për Ukrainën, e cila pretendon se rindërtimi i vendit mund të kushtojë deri në 750 miliardë dollarë amerikanë.

Nënshkruesit dënuan gjithashtu agresionin ushtarak rus dhe i bënë thirrje Moskës që të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

BE  thekson në mënyrë specifike se Kievi duhet të bëjë përparim në fushën e sundimit të ligjit, kufizimin e oligarkëve, luftimin e korrupsionit dhe sigurimin e të drejtave themelore, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit.

Në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë, NATO vendosi të angazhojë mbi 300,000 trupa për gatishmëri të lartë dhe dislokim të mundshëm të shpejtë.

Lufta në Ukrainë, Cavoli merr komandën e NATO-s në Europë

Gjenerali amerikan Christopher Cavoli, mori këtë të martë detyrën si komandanti i ri suprem i aleatëve të NATO-s në Europë. 

Cavoli, duhet të ndihmojë në realizimin e këtij objektivi, ndërkohë që NATO përgatitet për dy anëtarë të rinj, Finlandën dhe Suedinë.

Cavoli është ekspert i çështjeve ruse, e caktimi i tij në këtë moment, nuk është pa qëllim. Cavoli ka një diplomë master nga Universiteti i Yale në studimet ruse. (Rexhep Qamili, TVM2)