Turqi, aksidentohet autobusi, gjashtë të vdekur
05.07.2022 14:23
Një autobus u aksidentua në Kirklareli të Turqisë

Një autobus u aksidentua në Kirklareli të Turqisë. Gjashtë persona kanë vdekur e të paktën 25 janë lënduar.
Siç raportoi mediumi turk "Cumhuriyet", në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
Në vend ngjarje kanë dalë ekipet e shpëtimit dhe ato mjekësore. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i aksidentit, dihet vetëm që autobusi po udhëtonte drejt Bodrumit.
