Maqedoni
Propozimi francez, vazhdojnë protestat para Qeverisë
05.07.2022 14:28
Kanë vazhduar edhe paraditen e sotme protestat për mospranimin e propozimit francez për debllokimin...

Kanë vazhduar edhe paraditen e sotme protestat për mospranimin e propozimit francez për debllokimin e integrimeve të vendit në Bashkimin Europian. Një pjesë e protuesve kanë fjetur gjithë natën në shatoret e vendosura para ndërtesës së qeverisë e thonë se nuk kanë ndërmend të largohen derisa ekzekutivi të hedhë poshtë propoziin
“Kjo është luftë e gjeneratës tonë dhe ne nuk duhet të lejojmë që të na imponohet propozime nga jashtë. Ne e dimë kush jemi, emri ynë është Maqedoni dhe unë nuk e pranoj parashtesën e Veriut.”, tha një protestues.
“Nuk do të kalojë propozimi për shkak se nuk është në rregull as demokratik dhe europian.”, u shpreh një protestues.
“Unë shpresoj se nuk do të pranohet. Nëse pranohet do të shkaktojë dëme të pariparushme mbi interesat nacionale të Maqedonisë.”, një protestues.
Protestat kundër propozimit francez, pushteti dhe opozita me akuza të ndërsjella
VMRO DPMNE këmbëngul se qeveria nuk guxon të shkojë kundër vullnetit të popullit. LSDM akuzon opozitën për organizimin e protestave të dhunshme.
“Kërkojmë nga Kovacevski që t’i pranojë katër ndryshimet еsenciale të propozimit, të pranojë debat të gjërë nëpërmjet grupeve punuese ku do të dëgjohen të gjitha mendimet dhe të ndërtohet qëndrim i përbashkët nacional.”, tha Dragan Kovacki nga VMRO-DPMNE
“Në periudhën kur po vijojnë konsultime të gjëra inkluzive VMRO dhe e Majta në vend të dialogut dhe konstruktivitetit vendosën që të organizojnë protesta të dhunshme, vendosën që të shpërndajnë lajme të rreme dhe të shpikin skenare të zeza me të cilën po e frikësojnë popullin. Kjo është edhe një fakt se Mickovski dhe Apasiev, nuk ia mendojnë të mirën shtetit dhe qytetarëve.”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Teksa opozita fton qytetarët në protesta, LSDM thotë se së bashku me qytetarët nuk do të lejojë që sjellja e dhumshme e opozitës, të rrezikojë të ardhmën e shtetit.
GAZMEND KURTISHI
