Maqedoni

Propozimi francez dhe protokolli, Osmani: Dy procese që nuk ndërlidhen

05.07.2022 14:44

Propozimi francez dhe protokolli janë dy procese që nuk ndërlidhen me njëra tjetrën siguron Mininistri i Punëve të Jashtme....

Propozimi francez dhe protokolli janë dy procese që nuk ndërlidhen me njëra tjetrën siguron Mininistri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në “Objektiv” në TVM1,  ai theksoi se protokolli mund të pasqyrojë dinamikën e procesit europian, por procesi europian nuk duhet të pasqyrojë dinamikën e protokollit sepse ka të bëj me çështjet bilaterale me Bullgarinë dhe detyrimet që ata kanë ndaj nesh në BE-së.  
 
“Propozimi francez vendos kornizën për negociatat e anëtarësimit, protokolli është një dokument dypalësh që monitoron rregullisht zbatimin e marrëveshjes. Ato përkojnë në kohë, sepse në një pjesë të kësaj pakete të marrëdhënieve me Republikën e Bullgarisë, për të dhënë pëlqim për kornizën evropiane, duhet të nënshkruhet kjo marrëveshje, por këto dy dokumente nuk janë të ndërlidhura.”, tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
 
Mariçiq: Mbrojmë gjuhën në BE, pa prapashtesa
 
Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se tendeca e vendit tonë në këtë process është mbrojtja e statusit të gjuhës në BE, e jo të bindim Bullgarinë që të ndryshojë qëndrim. 
 
“Me zgjidhjen që është në tavolinë ne e kemi zgjidhur në mënyrën më të drejtë për ne. Për gjuhën maqedonase ka formulim nga korniza negociuese, tash e tutje do të jetë – gjuhë maqedonase pa shtesa,  pa yllza dhe fusnota. Dhe qëndrimi i Bullgarisë vetëm do të shënohet, pa të drejtë ndërhyrje dhe pa pasur implikime në formulimin e emriit  të gjuhës sonë.”, tha zv/kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
 
Ekipet e ministrive të jashtme të të dyja vendeve , po punojnë në harmonizimin e teksteve dhe në ditët në vijim të njejtat do të publikohen në opinion. Osmani dhe Mariçiq thonë se propozimi i ri francez, nuk parasheh që që fillimisht të përfshihen në Kushtetutë bullgarët, por nëse pranohet propozimi, një herë do të hapen negociatet e më pas  gjatë skriningut do jepen konkluza se cilat janë detyrat e radhës. Ndërsa përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë  vetëm do të institucionalizojë një nacionalitet vlerësojnë ata.  
 
SANIJE DURAKU