Propozimi francez, Zaev: Bazë e mirë për nisjen e bisedimeve
Ish kryeministri Zoran Zaev nga Athina....

Ish kryeministri Zoran Zaev nga Athina në mbështetje të propozimit francez. Në konferencën vjetore të “ Ekonomist”, Zaev tha se e rëndësishme është që me dokumentin janë garantuar identiteti maqedonas dhe gjuha dhe i njëjti paraqet bazë të mirë që vendi të nis bisedimet me BE-në.
“Ky është një moment dramatik në Maqedoninë e Veriut, pasiqë ka proces të konsultimeve me të gjithë, në përpjekje të gjejnë mënyrën që propozimi francez të miratohet nëpërmjet institucioneve. Kuptohet që propozimi nuk është më I miri, por ne jemi në Ballkan, duhet të rrëmbejmë momentin duke pasur parasysh se çështjet më të rëndësishme për ne: identiteti maqedonas dhe gjuha janë vënë në kornizën negociuese. gjuha maqedonase në të ardhmen do të bëhet gjuhë zyrtare në BE, duke pasur parasysh se në procesin negociues midis nesh dhe Bullgarisë do të qëndrojë BE, ne do të duhet ta miratojmë propozimin.” – tha ish Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Kryeministrat e rajonit në një zë, “BE mbështetësi kryesor që rajoni të ecë para”
Kryeministrat e Kosovës dhe Malit të Zi kërkuan unitet të qeverisë aktuale por edhe të burrshtetasve të Ballkanit.
Ata konsiderojnë se BE duhet të jetë mbështetësi kryesor që rajoni të hapërojë para.
“Me anëtarësimin tonë në BE, unioni ka benefit të madh. Ballkani përëndimor dhe unioni janë të rëndësishëm për njëri tjetrin. Ne besojmë se europa është kontinenti ynë, ndërkaq Unioni fati ynë.” – u shpreh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ne nuk mund të kemi rajon progresiv, nëse kemi marëdhënie të këqija dypalëshe. Ky është mendimi im, andaj punojmë fuqishëm që të kemi raporte të mira rajonale me të gjitha shtetet.” – deklaroi Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Nuk mungoi as mbështetja greke që BE të përforcojë ndikimin në Ballkan.
“Greqia dëshiron që të inkurajojë procesin e integrimit të vendeve të rajonit në BE dhe vizionin tonë e kombinojmë me nevojën që Europa të bëhet aktor i vërtetë për progresin e rajonit.” – deklaroi ish Ministri për Punë të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugallos.
Në konferencën vjetorë të Ekonomist që do të mbahet deri të enjten marrin pjesë ministra, ish kryeministra, akademik si dhe biznesmenë. (Meral Ismaili, TVM2)
