Maqedoni

Pendarovski pret presidentin e KE-së: Gjuha dhe identiteti, të garantohen nga BE

05.07.2022 15:21

Presidenti Stevo Pendarovski e cilëson vizitën në Shkup të Presidentit të Këshillit Europian, si tregues të përkushtimit të Unionit ndaj vendit tonë....

Presidenti Stevo  Pendarovski e cilëson vizitën në Shkup të Presidentit të Këshillit Europian, si tregues të përkushtimit të Unionit ndaj vendit tonë. 
 
Në takimin e përbashkët ai e  informoi  Michelin për rrjedhën e procesit të gjerë të konsultimit që po zhvillohet në lidhje me propozimin francez, si dhe për atmosferën në opionion  për këtë çështje. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në kontekst të shqetësimeve të qytetarëve për çështje identitare. Presidenti Pendarovski theksoi se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga BE-ja.
 
Të dy presidentët ranë dakord se pranimi i propozimit francez do të mundësojë hapjen e fazës së parë të negociatave të anëtarësimit, e cila do të zhbllokojë de facto integrimin e vendit tonë në BE. Përveç kësaj, hapja e fazës së parë do të paraqiste  nxitje të mëtejshme për përparimin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut, e do të ketë  një ndikim pozitiv edhe në situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor.