Covid 19, 293 raste të reja, asnjë fatalitet në 24 orë

05.07.2022 15:40

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.254 testime....

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.254 testime të bëra në vend, janë regjistruar 293 raste të reja me COVID-19, 81janë  ri-infektime. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup.

Poashtu janë regjstruar 102 pacientë të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është  regjistruar për fat të mirë asnjë fatalitet.

Megjithse vërehet gjatë kësaj periudhe rritje e numrit të rasteve të reja, epidemilogët qetësojnë se një situatë e tillë pritej  për shkak të verës ku shtohen lëvizjet dhe pas heqjes së masave restriktive.  

Nënllojet e Omicron-it, mjekët: Më infektuese, simptomatologjia më e lehtë

Ata qetësojnë se nënllojet e reja të varianit Omikron, edhe pse  janë më infektuese, kanë simptomatologji të lehtë.

“Simptomatologjia është në rrugët e sipërme të frymëmarrjes ,dhimbje në fyt,rrjedhje e hundëve, temperaturë, por jo te secili pacient. Mundet tek 30 përqind e të infektuarve të kenë temperaturë. Simptomatologjia mund të zgjasë deri në tre ditë, dhe pas ditës së tretë edhe testet që bëhen dalin negativ. Aktualisht qarkullojnë të gjitha llojet” – tha epidemiologu, Sashko Ollumçev.  

Ollumçev: Infektimi i të rinjëve, rrit imunitetin kolektiv

Sipas tij,  transferimi i virusit tek popullata e re do të sjellë imunitet kolektiv, por ai apelon që personat e moshuar dhe të sëmurët kronik të kenë më shumë kujdes.

“Sa më shumë që të rinjtë të infektohen me simptomatologji të lehtë kjo më shumë do të kontribuon që në vjeshtë të kemi imunitet kolektiv  më të mirë më cilësor e cila është fituar në mënyrë natyrale.Kjo do të vazhdojë derisa nuk përkeqësohen simptomat dhe derisa nuk paraqitet ndonjë nënlloj i ri i virusit që mund të jep simptoma të rënda” – u shpreh Ollumçev.

Mjekët presin që numri i të infektuarve të vazhdojë të rritet në periudhën në vazhdim por jo në masa tepër shqetësuese. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)