Maqedoni
Propozimi francez, Michel: Shanci historik, në duart e RMV-së
05.07.2022 15:49
Maqedonia e Veriut e ka në dorë shancin historik për t’i filluar bisedimet me BE-në...

Maqedonia e Veriut e ka në dorë shancin historik për t’i filluar bisedimet me BE-në, tha kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke theksuar zëshëm se më afër nisjes së bisedimeve, nuk kemi qenë asnjëherë. Në pres konferencën e përbashkët me kryeminsitrin Kovacevski, Mishel me garancë se propozimi francez respekton gjuhën dhe identitetin maqedonas.
“Jemi i shumë afër dhe asnjëherë skemi qenë më afër. I thoni PO fillimit të biesdimeve, Para jush është shanca historike. Nëse thoni PO konferenca e parë do të organizohet ditëve në vijim. Me këtë propozim qartë bisedojmë edhe për gjuhën maqedonase. Kjo është gjuha juaj dhe propzimi e respekton këtë. Jemi të vetëdijshëm për brengën e disa qytetarëve për identitetin nacional. Mund të llogarisni tek unë. Si president i KE-së se do të qëndroj sistematikisht pas të drejtave të juaja legjitime.”, tha Charles Michel, kryetar i Këshillit Europian.
Çështjet bilaterale, Kovaçevski: Jashtë kornizës, mbrohet gjuha
Edhe kryeminsitri Kovaçevski sërish me qëndrim se propozimi francez i përfshin të gjitha pozicionet dhe vërejtjet e palës maqedonase. Potencon se çështjet bilaterale me Bullgarinë nuk përfshihen në pakon për eurointegrime, ndërkaq njoftoi edhe publikimin e protokollit bilateral me Sofjen së shpejti.
“Këtë mundësi dua ta shfrytëzoj dhe të përsëris se gjuha maqedonase në propozim është absolutisht i pastër, pa asnjë fusnotë dhe I barabartë me gjuhët tjera të BE-së. Propozimi i modifikuar evropian i lë çështjet bilaterale historike jashtë kornizës negociuese. Çështjet e hapura me fqinjët duhet të jenë të mbyllura, po, por për këtë do të kemi kohë deri në momentin kur çështjet nuk janë dinjitoze dhe të drejta për të dyja palët.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovacevski e cilëson mbështetjen e BE-së në procesin e integrimit përmbushje të qëllimit strategjik vendor.
NERMIN MULAKI
