Botë
Armata e Kamerunit ka vrarë 143 pjesëtarë të Boko Haramit
13.01.2015 10:20
Armata e Kamerunit ka vrarë 143 pjesëtarë të Boko Haramit dhe kjo është humbja më e madhe e grupit nigerian, lajmëruan mediumet shtetërore...

Kryengritësit janë vrarë mbrëmë në sulmin ndaj kampit në Kolofata në pjesën veriore të Kamerunit. Luftimet kanë zgjatur mbi pesë orë, lajmëroi DPA.
Një zëdhënës qeveritar theksoi se përleshjet kanë përfunduar pasi ushtria i ka bombarduar kryengritësit, të cilët kanë qenë të detyruar të tërhiqen drejt kufirit me Nigerinë.
Në përleshjet ushtria e Kamerunit ka vetëm një viktimë. Ky shtet i Afrikës qendrore dërgoi disa mijë ushtarë në pjesën veriore të vendit ku pjesëtarët e Boko Haramit më së shpeshti vijnë nga Nigeria dhe kryejnë sulme./mia
