Të rinjët me apel për punëdhënësit, kërkojnë kushte më fleksibile për punë
Kuadrot e rinj presin kushte të favorshme për punë....

Kuadrot e rinj presin kushte të favorshme për punë, ndërkohë që nuk posedojnë aftësitë e nevojshme që kërkohen nga kompanitë. Në fakultet mësohet teoria, ndërsa ana praktike anashkalohet.
Të rinjëve u nevojitet praktikë shtesë për tu punësuar, u tha në debatin “Projekti Europian, çfarë duan të rinjët”.
“Gjithçka që mësohet në fakultet është teoria, kurse praksa është ajo që duhet dhe ne e kemi të dobët dhe ne duhet vet të shkojmë në praktikë që të tregojmë se jemi të motivuar, por duhet dikush të na e tregojë rrugën e vërtetë” – tha një studente.
“Edhe ne të rinjët kemi pak faj sepse ka shum veb faqe në intrenet të cilat tregojnë se na duhet praktikantë, mirëpo ne të rinjët nuk hymë shumë në ato faqe që të kërkojmë” – tha një student tjetër.
Punëdhënësit në hall, duhet implementuar kërkesat e të rinjëve
Punëdhënësit ankohen se kanë ndryshuar kërkesat e të rinjëve të cilët kërkojnë orar fleksibil, punë online dhe shumë beneficione tjera.
“Të gjithë kërkojnë orar fleksibil, kushte për punë online dhe kërkojnë paga më të larta. Janë ndryshuar kushtet dhe kjo reflektohet edhe te punëdhënësit” – tha punëdhënësi, Metodija Stojçevski.
“Nëse thuhet që punon ndonjë zanat të caktuar, të rinjët degradohen në kuadër të shoqërisë, por duhet të investohet të dëshmohet se profesione të caktuara janë të dinjiteteshme për ti punuar” – deklaroi Stefan Popacev nga Oda Ekonomike.
“Me pagë të mirë, me vizion të mirë të kompanisë, kushte të mira, orar fleksibil, sigurim privat shëndetësor dhe paisje të reja do të mundeshim ti motivonim rininë për të qëndruar në vend” – u shpreh punëdhënësi Ivan Ivanovski.
Pundhënsit thonë se kërkesat e të rinjëve duhet shqyrtuar dhe implementuar sepse në të kundërtën na kërcënohet ikja masive e të rinjëve të kualfikuar nga vendi. (Flutura Latifi, TVM2)
