Propozimi francez, mbështetje nga PRSD, LD pret konkluzionet

05.07.2022 16:18

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka prezantuar propozimin francez....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka prezantuar propozimin francez para ministrave të kabinetit qeveritar, njoftojnë burime qeveritare, mirëpo propozimi nuk është diskutura dhe ende nuk dihet nëse dokumenti do të miratohet në Qeveri për t’iu dorëzuar më pas Kuvendit Republikan. Aktualisht, propozimi ka marrë përkrahjen e shumicës së partnerëve të koalicionit qeverirës dhe përkrahjen e të gjitha partive shqiptare si në pushtet poashtu edhe në opozitë. Së fundmi u deklarua edhe Partia e Re Socialdemokrate e cila kërkon që Qeveria të pranojë propozimin e presidencës franceze me Bashkimin Evropian dhe ta dërgojë për shqyrtim në Parlament për konfirmim dhe miratimin e konkluzioneve detyruese për zbatimin e tij. 

Pas takimit  të kordinatorëve të grupeve parlamentare, me kreun e KE-së Charles Michel, kreu i lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sqaroi se për qëndrim ende presin konkluzionet nga grupet e punës që do të formohen në kuvend
 
“Nuk do të marrim vendime të parakohëshme. Për momentin, janë duke u përgatitur konkluzionet. Kur të vijnë, do të ketë një diskutim dhe ne do të vendosim nëse do t'i mbështesim. Është më e lehtë të bësh një deklaratë populiste. Për momentin nuk ka asnjë palë që mund të thotë se si do të veprojë. Angazhimi im është përfshirja e partive opozitare në këto procese. Ne nuk mund të ndërtojmë vendime të tilla strategjike pa konsultim të gjerë.”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. 
 
VMRO-DPMNE: Propozime për mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës
 
Edhe VMRO DPMNE konfirmon pjesmarrje aktive në grupet e punës, në të cilat do të mundohet të ndikojë në ndryshimin e tekstit të rezolutës me qëllim të mbrojtjes së identitetit maqedonas.
 
“Propozimi është që dy përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, njëri nga BDI-ja dhe Aleanca dhe një tjetër nga partitë më të vogla politike parlamentare të jenë në ato grupe punuese ndërmjet partive politike. Grupi punues i VMRO-DPMNE-së dhe propozimet që do t'i bëjë në atë takim pune do të jenë në drejtim të mbrojtjes së identitetit, gjuhës dhe shkëputjes nga kërkesat megallomane bullgare lidhur me rishikimin e historisë.”, tha koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
Kryetarja e  Partisë për Ripërtëritje Demokratike, Maja Moraçanin ka deklaruar se propozimi mund të jetë i papranueshëm për partinë e saj nëse çështjet bilaterale që i referohen historisë dhe arsimit bëhen pjesë e procesit negocues, madje nuk përjashtojnë mundësinë që të braktisin koalicionin qeverisës.
 
SHPËTIM NUREDINI