Maqedoni

Kavadar, rrëzohet vinçi, humbin jetën dy punëtorë

05.07.2022 16:35

Një vinç u rrëzua në një objekt ndërtimi në Kavadar, teksa punëtorët po përpiqeshin ta montonin të njejtin para fillimit të punimeve....

Një vinç u rrëzua në një objekt ndërtimi në Kavadar, teksa punëtorët po përpiqeshin ta montonin të njejtin para fillimit të punimeve për ndërtimin e një pallati të ri. Në aksidentin e rëndë mbetën të vdekur 2 punëtorë. 
 
“Në objektin ndërtimor banesor në bulevardin Cvetan Dimov në Kavadar,  2 persona kanë vdekur duke kryer montimin e vinçit, pasi i njejti u rrëzua. Nga plaget e marra ndërruan jetë 51 vjeçari SS dhe 31 vjeçari  MN nga Shkupi.” thuhet në njoftimin e MPB-së.
 
Në vendin e ngjarjes kanë kryer hetime ekipet e prokurorisë publike për të vërtetuar shkaqet e aksidentit të rëndë.
 
“Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksionin e trupave të pajetë. Me qëllim të vërtetimit të shkakut për fatkeqësisë do të urdhërohet ekpertiza përkatëse. Ndërkohë  Prokuroria përgjegjëse ka mbledhur  dëshmi verbale dhe materiale per inspektimin e ngjarjes.”, thonë nga Prokuroria Publike - Kavadar.
 
Në fatkeqësi nuk ka persona të tjerë të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka arritur ndihma e shpejt ku vetëm kanë konstatuar vdekjen, por  pa pasur mundësi për të intervenuar.
 
GAZMEND REXHEPI