Maqedoni
Kovaçevski: Protestat duhet të jenë brenda ligjit
05.07.2022 16:53
Qeveria është informuar nga Ministria e Brendshme se sonte mund të ketë skena të shumta dhune gjatë protestave...

Qeveria është informuar nga Ministria e Brendshme se sonte mund të ketë skena të shumta dhune gjatë protestave. Një informacion të tillë e konfirmoi vetë kryeministri Dimitar Kovaçevski që u bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës për protesta paqësore.
“Protesta është një e drejtë demokratike dhe çdo qytetar mund të shprehë mendimin e tij. Por duhet të jetë brenda ligjit. Shpresoj se do të jetë kështu. Dje kishim katër policë të plagosur. Sot po planifikohet diçka tjetër, skenat e dhunës nuk i kanë hije një vendi anëtar të NATO-s.”, tha Kovaçevski.
Ministria e brendshme është përgatitur për protestat e sotme dhe ka gati një plan operativ për neutralizimin e personave të dhunshëm. Madje ka shtuar dhe prezencën policore pranë institucioneve.
